Connect with us

Sport

“E teproi me atë kërkesë”, Lotito zbulon pse u largua Tudor

Published

on

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka shpjeguar arsyen e largimit të befasishëm të Igor Tudor nga posti i trajnerit. Pozicion që pritet të mbulohet nga Marco Baroni, i cili e mbylli me Hellas Veronën disa ditë më parë.

Tudor na kërkoi të ndryshonim 8 futbollistë, shumë për një grup të cilin ne e konsiderojmë në lartësinë e duhur. Por më duhet ta them se ai u largua si një zotëri i vërtetë.

Lexo edhe:

Trajneri i ri? Emrin e tij do e mësoni shumë shpejt. I kemi idetë e qarta, por ende nuk kam firmosur një kontratë me pasardhësin e Tudor”, u shpreh kreu i klubit bardhekaltër.

I cili mohoi në mënyrë kategorike mundësinë e rikthimit të Maurizio Sarrit. Tudor drejtoi Lazion në 11 ndeshje, duke arritur ta kualifikonte ekipin kryeqytetas në Europa League.

NA NDIQ NË FACEBOOK