Connect with us

Sport

“Telenovela” Davies, Bayerni merr vendimin përfundimtar

Published

on

Alphonso Davies vijon të jetë një “telenovelë” në kampin e Bayern Munich. Një nga anësorët e majtë më të mirë në qarkullim, ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman.

Kanadezi ka refuzuar deri tani propozimet e rinovimit, pasi dëshiron të vijojë karrierën te Reali i Madridit. Ndërkohë, drejtuesit e Bayernit e kanë marrë një vendim, edhe pse rrezikojnë ta humbin me parametra zero verën e ardhshme.

Lexo edhe:

Sky Sport DE thekson se Davies do të qëndrojë edhe një vit te Bayerni. Trajneri i ri, Vincent Kompany e cilëson tepër thelbësor për skemat e tij.

Dhe bavarezët nuk kanë ndërmend ta shesin te “Los Blancos”, duke shpresuar se në të ardhmen mund ta bindin 23-vjeçarin që të firmosë kontratën e re.

14 mln euro shpenzoi Bayerni për ta blerë Davies nga Vancouver në janarin e vitit 2019.

NA NDIQ NË FACEBOOK