Sport
Behiratche te 21 herë kampionët, detajet e marrëveshjes
Nga Superiorja në Moldavi. Jocelin Behiratche e ka mbyllur me Dinamo Cityn, duke zgjedhur të vijojë karrierën larg Shqipërisë.
SuperSport mëson se qendërmbrojtësi potent do të jetë pjesë e Sheriff Tiraspol në dy vitet e ardhshme. Kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 270 mijë €.
Klubi i Dinamos nuk përfiton asgjë nga ky transferim i lojtarit nga Bregu i Fildishtë. 24-vjeçari qëndroi vetëm një sezon te 18 herë kampionët e Shqipërisë.
Lexo edhe:
- Sylvinho dorëzon listën e lojtarëve në UEFA, “surpriza” është Simoni
- Fitorja, përgatitjet, Broja-Asani dhe strategjia ndaj Italisë: Rrëfehet Sylvinho
- E zbulon media italiane, Broja drejt transferimit të bujshëm në Itali
- Saktësi “kirurgjikale” në pasime, Asllani mbi të gjithë në Serinë A
Më parë ishte pjesë e Tiranës, teksa me bardheblutë fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë në 2022.
Tashmë do të jetë pjesë e rekordmenëve të futbollit moldav, me Sheriffin që ka fituar plot 21 herë titullin kampion.