Connect with us

Sport

E mbylli me Tiranën, sulmuesi transferohet në Turqi

Published

on

Kristal Abazaj do të vijojë karrierën e tij në Turqi, tek ekipi Ankara Keciorengucu. Sulmuesi, i cili mbylli aventurën me Tiranën në Superiore, ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me skuadrën që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.

Për 27-vjeçarin, autor i 2 ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, bëhet fjalë për një rikthim në Turqi, aty ku ka luajtur për tri sezone me Istanbulsporin. Keciorengucu kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për t’u ngjitur në elitë.

Sezonin e kaluar, Abazaj shënoi 11 gola me Tiranën, duke qenë shënuesi më i mirë i bardhebluve. Dhe i dyti i kampionatit pas shkodranit Bekim Balaj (17).

Lexo edhe:

Abazaj ka një përvojë të madhe, pasi ka luajtur edhe me Anderlechtin në Belgjikë dhe Osijekun në Kroaci, përveçse Istanbulsporit jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që në vendin tonë ka veshur më parë fanellat e Elbasanit, Luftëtarit dhe Kukësit.

Sulmuesi u largua si një lojtar i lirë nga Tirana pas dy edicionesh në kryeqytet. Abazaj nuk ia doli të fitonte asnjë trofe me bardheblutë, teksa u shpall nënkampion sezonin e shkuar. Gjithashtu humbi edhe finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias, po një edicion më parë.

NA NDIQ NË FACEBOOK