Connect with us

Sport

Superliga e Europës, Gjykata e Madridit “shuplakë” UEFA-s dhe FIFA-s

Published

on

Një vendim i gjykatës së Madridit vendosi në favor të Superligës së Europës në mosmarrëveshjen që ka me UEFA-n dhe FIFA-n. Të dyja organizatat akuzohen për “abuzim të pozicionit dominues dhe pengim të konkurrencës së tregut të lirë”.

Gjyqtarja Sofía Gil García konsideron se UEFA dhe FIFA “shkelin nenet 101 dhe 102 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian”.

Lexo edhe: 

Në vendimin e saj, gjykata urdhëron UEFA-n dhe FIFA-n që të “ndalojnë sjelljen antikonkurruese dhe të ndalojnë përsëritjen e saj në të ardhmen”.

Të dyja organizatat urdhërohen gjithashtu që “të eliminojnë menjëherë të gjitha efektet e veprimeve antikonkurruese që kanë ndodhur para ose gjatë kësaj procedure”, e cila filloi më 18 prill 2021, kur ESLC (Kompania e Superligës Evropiane) njoftoi krijimin e Superligës.

NA NDIQ NË FACEBOOK