Connect with us

Maqedoni

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Published

on

19 vjeçari, Resul Ademi, nga fshati Nikushtak i Kumanovës, ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi, mesditën e së martës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Orizare, ku makina e cila ka qenë në drejtim e të ndjerit është përplasur me murin e varrezave të fshatit.

Në makinë së bashku me të ndjerin ka qenë edhe vëllai i tij, i cili ka përfunduar me lëndime të lehta trupore.

NA NDIQ NË FACEBOOK