Connect with us

Religjion

Mes’hi mbi shami gjatë marrjes së abdestit

Published

on




Pyetje:

Ju lutem më shpjegoni se si të veprohet në rastin kur dikush ka për qëllim të marrë abdes pa e hequr shaminë nga koka. Kam lexuar se mund t’i jepet mes’h shamisë, nëse gruaja paraprakisht ka marr abdest në mënyrën e plotë, pra, duke i dhënë mes’h kokës. Si qëndron e vërteta në lidhje me këtë çështje?

Përgjigje:

Sipas shumicës së dijetarëve nuk është korrekte dhe nuk është e saktë forma e dhënies së mes’hit mbi shami, pasi Kur’ani kërkon që gjatë abdestit të fërkohet koka, pra mes’hi i kokës. Hadithet që tregojnë se Pejgamberi a.s. ka vepruar kësisoj duke i dhënë mes’h çallmës (kësulës), janë shfrytëzuar si një bazë analogjie edhe për mes’hin mbi shami, mirëpo këto hadithe nuk e arrijnë kategorinë e haditheve mutevatir apo meshhur, andaj, nuk munden assesi të shfuqizojnë apo derogojnë tekstin e përgjithshëm kur’anor i cili urdhëron mes’hin, gjegjësisht fërkimin e kokës.

Allahu e di më së miri!

____________________

Prof. dr. Enes Ljevaković (fetvai-emin, 2005-2023)

Burimi: https://fetve.ba/dashboard?fetvaId=75

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)



NA NDIQ NË FACEBOOK