Connect with us

Kosovë

“Janë recidivistë, patë një mosmarrëveshje” – Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Bregun e Diellit

Published

on

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, shkruan Insajderi.

Gashi para mediave u shpreh se dy persona janë gjujatur mes vete “pas mosmarrëveshjes që kishin një ditë më përpara”.

Kryeprokurori konfirmoi se nuk ka të lënduar nga arma e zjarrit përveç një “gërvishje” e një kalimtare (fqinjë).

Personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor dhe janë recidivistë, tha Gashi.

“I kemi të gjitha provat, gjatë bastisjes kemi arritur të kapim dëshmi materiale të rëndësishme si maska dhe narkotikë dhe hetimet janë duke vazhduar”, tha ai para mediave.

Për shkak të dyshimeve se njëri nga të dyshuarit mund të ishte brenda në banesë, kryeprokurori tha se hynë “me forcë brenda”, por nuk hasën në të dyshuarin.

NA NDIQ NË FACEBOOK