Connect with us

Ndryshe

Fjalimit të deputetit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve “ia vjedh” vëmendjen djaloshi i tij me veprime qesharake

Published

on

Fjalimi i një deputeti amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve ka marrë jehonë edhe më shumë nga djali i tij 6 vjeçar i cili bënte fytyra qesharake për kamerat.

Klipi i transmetuar në CSPAN dhe i shpërndarë në rrjete sociale, tregon John Rose duke komentuar në lidhje me dënimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjatë gjithë fjalimit të Rose, Guy ulet afër tij.

Guy duket se e dallon kamerën e CSPAN dhe së pari fillon e buzëqesh.

Më pas ai vazhdon me një sërë gjestesh qesharake, duke përfshirë nxjerrjen e gjuhës, tundjen e kokës dhe rrotullimin e syve.

“Kjo është ajo kur unë i them Guy t’i buzëqeshë kamerës për vëllaun e tij të vogël”, tha Rose. /Telegrafi/

NA NDIQ NË FACEBOOK