Connect with us

Shëndetësi

A e dini se operacioni i duarve është i mundur pa përdorimin e bisturisë?

Published

on

Po është e vërtetë!

Nëse keni problem me:

-Tendinat e dhimbshme dhe të pezmatuara në zonën e dorës, kyçit të dorës, bërrylit, shpatullës apo këmbës

-Dhimbje dhe ënjtje në kyçet e vogla të duarve

-Dhimbje dhe ënjtje në nyjet e vogla të këmbës

-Dhimbje muskulore

-Dhimbje në shpatulla

-Shtypjen e nervave si sindroma e tunelit karpal, apo sindroma e tunelit kubital?

-Kontraktura të kyçit (nyje të ngurta)

-Të gjitha fazat e kontrakturës së Dipitrenit në duar (përthyerja apo deformimi i përhershëm i gishtërinjve), madje edhe në fazën e 4 (katërt) faza më e rëndë.

Të gjitha këto kushte mund të zgjidhen pa kirurgji klasike. Kjo metodë (ndërhyrje) revolucionare kryhet nga Dr. Sinoliçka Xhambazova, e cila së fundmi është pjesë e ekipit tonë të ortopedëve. Ajo është e vetmja kirurge e duarve në Ballkan që zgjidh edhe problemet më komplekse të duarve me këtë teknikë speciale operative pa përdorur bisturi (skalper).

Çfarë duhet të dini për vetë ndërhyrjen?

Ajo kryhet me anestezi lokale dhe zgjat 30 minuta, pas së cilës pacienti mund të shkojë menjëherë në shtëpi. Nuk ka kundërindikacione dhe nuk ka kufi moshe. Me anë të kësaj ndëryrje realizohet ZGJIDHJA E PËRHERSHME E PROBLEMIT, nuk ka rikthim. Pikërisht metoda minimalisht Invazive e ndërhyrjes mundëson shërim më të shpejtë të pacientëve. Për aplikimin e kësaj teknike operative, Dr. Xhambazova vitin e kaluar fitoi vendin e parë në nivel botëror.

Dr. Sinoliçka Xhambazova Specialiste ortopede

 

The post A e dini se operacioni i duarve është i mundur pa përdorimin e bisturisë? appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK