Connect with us

Shqipëri

Spanja dominon dhe kalon Grupin, Italia mposhtet 1-0 nga autogoli i Calafiorit

Published

on

Spanja siguroi kalimin e grupit në Europian. Kombëtarja iberike, triumfoi minimalisht ndaj Italisë, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.

Skuadra e drejtuar nga De la Fuente, iu fal një autogoli nga Calafiori, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Ky sukses e mban Spanjën në vendin e parë në Grupin B, me 6 pikë dhe zyrtarisht siguron pjesëmarrjen në fazën e 1/16-ve.

Sfida e radhës për kombëtaren spanjolle do të jetë ndaj Shqipërisë, më 24 qershor.

/a.r

NA NDIQ NË FACEBOOK