Connect with us

Shqipëri

Shtëpi banimi/ Qeveria miraton 300 kuota për kredi të reja, ja si ndahen dhe kush përfiton në administratën publike

Published

on

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka vendosur miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja, për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike.

  1. a) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Brendshme;
  2. b) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Mbrojtjes;
  3. c) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

ç) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

  1. d) 45 (dyzet e pesë) për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  2. dh) 15 (pesëmbëdhjetë) për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Përfituesit sipas shkronjave “b”, “c”, “d” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. Përfituesit sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përzgjidhen në bazë të kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Përfituesit sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, janë punonjësit arsimorë në institucionet publike të arsimit parauniversitar, si pjesë e administratës publike, dhe përzgjidhen në bazë kritereve të parashikuara në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  3. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe tabelat bashkëlidhur, përzgjedhja e tyre realizohet sipas sistemit të pikëzimit të përcaktuar nga institucioni përfitues, për të realizuar numrin e kuotave të përcaktuara.
  4. Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0 (zero) %.
  5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim./m.j

NA NDIQ NË FACEBOOK