Connect with us

Shqipëri

Pasi mori vulën, Berisha nga ballkoni mbledh Kryesinë, do merren vendime për aksionin opozitar

Published

on

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë, pas më shumë se një javë pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit. Mbledhja do të zhvillohet në 24 qershor në orën 18:00.

Nga sa mësohet në rend të ditës do të kenë  pika kryesorë. Së pari, siç thuhet në njoftimin zyrtar, do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend, e ndërsa pika e dytë e rendit të ditë do të jenë diskutime dhe vendimmarrje rreth vijimit të aksionit opozitar.

Kjo mbledhje vjen pasi vula i takon tashmë Sali Berishës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, ndonëse i arrestuar me akuzën për korrupsion.  Lidhur me këtë vendim, Lulzim Basha ka njoftuar se do të bëjë rekurs./m.j

NA NDIQ NË FACEBOOK