Connect with us

SKENA

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila Myrtezaj këtë person gjithmonë afër vetës

Published

on

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, në të cilat shihet Xhensila, duke performuar në njërin prej koncerteve të saj.

Ajo që është komentuar së tepërmi nga të pranishmit në koncert por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale është prania e vajzës së saj në koncertin e këngëtares, e cila mesa duket është suportuesja më e mirë e nënës së saj. Ndërkohë që është duke performuar në skenë, Ajka shihet në krahët e një vajze dhe të dyja shijojnë performancën e këngëtares së dashur të publikut shqiptar.

NA NDIQ NË FACEBOOK