Connect with us

Sport

Isnik Alimi: Goli debutues, ndjesi e mirë dhe gjithmonë do të mbahet mend

Published

on

Mesfushori Isnik Alimi ishte autor i golit për Maqedoninë e Veriut në duelin kontrollues ndaj Çekisë, në të cilën përfaqësuesja e vendit e humbi në minutat shtesë nga një penallti e dyshimt me rezultatin 2:1.

Për mesfushorin shqiptar që me paraqitjet e tij të mira ka zënë një vend titullari në formacionin e Bllagoja Milevskit, ishte goli i parë që realizon me fanellën e ekipit përfaqësues të vendit, ndërsa për të njejtën është shprehur i lumtur, përderisa thotë se do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores.

“Normal ndjesia është e mirë se ishte edhe goli i im i parë me fanellën e përfaqësueses dhe jam i lumtur, por besoj që do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores, pasi ajo humbja sikur ja zbehu bukurinë, por sidoqoftë goli i parë mbahet mend gjithmonë. Është e veçantë të jesh pjesë e ekipit përfaqësues dhe është gjithmonë ndjesi e mirë, atmosfera është e mrekullueshme dhe funksionojmë mirë si grup. Para vetes kemi Ligën e Kombeve që do të fillojë në muajin shtator dhe mezi pres ndeshjen e parë të këtij edicioni për të dhënë më të mirën nga vetja, për të ndihmuar ekipin dhe të arrijmë sa më lartë”, është shprehur Isnik Alimi.

Futbollisti nga Struga që aktualisht është pjesë e skuadrës Sepsi në Rumani, në ekipin përfaqësues u ftuar për herë të parë vitin e kaluar, ku u veçua me paraqitjet e tij në duelin me Italinë, teksa në dy ndeshjet e muajit mars të këtij viti mungoi për shkak një lëndimi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK