Connect with us

Maqedoni

Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person

Published

on

Një person nga Struga dyshohet për prodhim të diplomave të falsifikuara
20 June, 2024.

MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga për shkak të dyshimit se ka falsifikuar diplomë.

“Zyra e jashtme për çështje penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër D.M (34) nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Më datë 04.06.2024, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar diploma false dhe një kompjuter me dosje (file) për krijimin e diplomave të falsifikuara”, thonë nga MPB.

NA NDIQ NË FACEBOOK