Connect with us

Kosovë

“35-36 gradë celsius” – Meteorologu Rugova paralajmëron për temperatura të larta në Kosovë

Published

on

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar të nxehtë të madh këtë javë në vend.

Ai tha sot se gjatë kësaj jave “saçi i nxehtësisë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë”.

“Kupola e nxehtësisë, ai saçi i nxehtësisë këtë herë do të jetë i stacionuar këtë javë bash mbi rajonin tonë, kështu që atë të nxehtin më të madh kemi me pasë këtë javë”, tha ai në T7.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të mbërrijnë deri në 35-36 gradë celsius.

NA NDIQ NË FACEBOOK