Connect with us

Sport

Tetovarja Erjona Emini, medalistja e vetme nga Maqedonia e Veriut në Kampionatin Ballkanik të karatesë

Published

on

Erjona Emini nga Klubi i Karatesë “Skëndija” nga Tetova, pas disa fitoreve arriti të shpallet medaliste e bronztë në Kampionatin Ballkanik për Fëmijë – Stamboll 2024.

Serioziteti, puna, lodhja janë sekreti i Klubit të Karatesë Shkëndija – Tetovë, shkruan në njoftimin e klubit pas fitores së medaljes.
Në këtë kampionat Erjona arriti të ngadhnjejë në një konkurencë mjaft serioze, nga 11 shtete të Ballkanit.

Urime Erjona!
Urime Tetovë!
Urime e gjithë Maqedonia e Veriut!

NA NDIQ NË FACEBOOK