Connect with us

Lajme

Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët

Published

on

Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një apet për të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve.

Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet që ta evitojnë ekspozimin në diell dhe të hidratohen para aktiviteteve.

Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme. Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli“, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve!

Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta.

Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell.

Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.

Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli.

Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjedhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, çasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor.