Connect with us

Lajme

Boris Tadiq: Çështja e Kosovës përcakton fatin e Serbisë

Publikuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë (PSD) dhe ish-presidenti serb Boris Tadiq ka thënë se Serbia është një nga vendet e pakta në botë ku shtresat qytetare e barazon patriotizmin me primitivizëm dhe ku ka një keqkuptim të madh për rëndësinë e çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për NIN, ai ka theksuar se “Kosova, si dhe pjesët e tjera të territorit, fizikisht dhe me identitet e bëjnë Serbinë atë që është”.

Ai ka shtuar se “nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhëniet me Kosovën, por për marrëdhënie me një pjesë të territorit, me qytetarët, me trashëgiminë kulturore dhe fetare dhe mbi të gjitha me sovranitetin dhe integritetin e Serbisë”.

“Kur them se çështja e Kosovës e përcakton fatin e Serbisë, kjo ka të bëjë me faktin se padyshim fati i çdo vendi përcaktohet nga fakti nëse ai heq dorë nga një pjesë e territorit të tij dhe interesat e tij legjitime kombëtare, sepse kjo ndikon në çdo lloj stabiliteti të çdo vendi. Nga kjo varet çështja e paqes apo e luftës në të ardhmen, e ardhmja ekonomike e vendit, gjendja e vetëdijes kolektive dhe stabiliteti i përgjithshëm i vendit”, ka pretenduar Tadiq, transmeton Paparaci.

Ai po ashtu ka pretenduar se sot është shumë më e vështirë të mbrohen interesat e Serbisë në Kosovë sesa para vitit 2012.

“Politika ime është që ajo që nuk humbi në luftë të mos humbet në paqe dhe ne e zbatuam me shumë sukses këtë politikë, pa rrezikuar të ardhmen evropiane të Serbisë, por duke arritur suksese historike në rrugën e integrimeve evropiane”, mburret Tadiqi.

Ai ka vlerësoi se qeveria aktuale ia doli që të dorëzojë të gjitha interesat kombëtare në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të bllokojë integrimet evropiane.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill se njohja e Kosovës nuk do të jetë kusht për anëtarësim në BE, Tadiq ka thënë se pyetja e vërtetë është se “cila është rëndësia e një pretendimi të tillë sot në rrethana kur qeveria tashmë de facto e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Kur u pyet për të ashtuquajturën “Asamble Gjithëserbe”, Tadiq ka thënë se kjo ishte “një shfaqje me qëllim të fshehjes së dorëzimit të interesave kombëtare dhe e servilizmit”.

Ai po ashtu ka thënë se në Serbi ka kohë që nuk ka situatë politike.

“Një situatë politike kërkon politikë. Në vendin tonë, situata politike ka kohë që ka pësuar mutacion në gjendjen e një shteti të pushtuar, ku në vend të luftës politike, kemi vetëm luftë të krimit dhe kapitalit”, ka përfunduar Tadiq.

Shqipëri18 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme37 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme46 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë52 minutes ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë53 minutes ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme1 hour ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK