Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë në Kanada, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Published

on

Një person vdiq dhe tre mbetën të plagosur pas të shtënave në një shtëpi private në qytetin Vaughan në juglindje të Kanadasë.

Policia tha se incidenti ndodhi në një shtëpi në zonën midis Major McKenzie Drive dhe Weston Road në lagjen Woodbridge të Vaughan.

Një person i plagosur është transportuar në spital në rrezik për jetën, dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda por jo në rrezik për jetën ndërsa një person është gjetur pa shenja jete.

NA NDIQ NË FACEBOOK