Connect with us

Shqipëri

Rrëfehet Artisti i Popullit: Censura ka qenë e tmerrshme, por nuk i ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art

Publikuar

më

Nestor Jonuzi vlerësohet nga kritika si një nga krijuesit e asaj që quhet “Shkolla e Vlorës” në pikturën shqiptare, e shquar për gamën e madhe të nuancave të ngjyrave dhe ndërthurjen e tyre me hijeshi dhe guxim. Përballë “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Jonuzi ka rrëfyer se si ishte të bëje art në diktaturë.

“Unë kam mendimet e mia për atë periudhë me gjithë kufizimet që dihen apo lufta e klasave që ka qenë një tmerr i vërtetë. Arti është dimension tjetër. Censura ka qenë vërtetë e tmerrshme, duhej të ishe i kontrolluar, por nuk ka penguar artistët e vërtetë që të bëjnë art në atë kohë. Liria e brendshme është tjetër gjë dhe liria e jashtme është tjetër gjë. Edhe zakonet tradicionale të këqija censurë janë. Mos u sill kështu se është turp, çfarë thonë lagjja dhe kjo censurë është. Opinioni, është censurë. Opinioni është i tmerrshëm. Do të varrosësh veten, shko pas opinionit. Atëherë kishte një gjë, atë që thoshte partia, nëse s’doje probleme, do ta bëje. Problemi ishte që ta bëje me art, të vije aq sa duhej dhe aty ku duhej. Ngjyrat nuk t’i diktonte njeri. Kur bëra tablonë gëzimi i fitores, Kështjella. Më thanë e ke bërë kështjellën pak të zezë. Por unë nuk luajta. Bëra ca ndërhyrje pa e prishur frymën. Ajo fryma, ai kontrast i fortë e ruante atë”, shprehet Nestor Jonuzi që mban dhe titullin Artist i Popullit.

I vështirë për piktorin ka qenë dhe ’97, ku i duhej të bënte art në një qytet që ishte qendra e trazirave aso kohe. “E ka thënë Konica shumë bukur që shqiptarët po t’ua thuash një vërejtje tek për tek, dhe kur i mbetet qejfi nuk merr hak, por po t’ia thuash në shesh merr hak. Jetojnë falë opinionit që është shumë e rrezikshme, por kështu është ndërtuar bota. Shumica merret me opinion. Viti ‘97 mos u bëftë kurrë. Për mua ishte luftë civile totalisht. Unë e urrej politikën, nuk më vete mendja fare. Unë jam komplet me Lasgushin. Do bëj atë që kam qejf unë që të bëj”, thotë Jonuzi.

Çdo ditë, Nestorin e gjen në studion e tij, mes penelave dhe bojërave, përballë telajos, ku mund të shohësh një galeri të tërë me piktura qe të befasojnë. Janë me dhjetëra peizazhet, portretet dhe akuarelet që të mikpresin. Mësimet e para për pikturë, Nestori i mori nga mësuesi pasionant i vizatim të qytetit, Vasil Talo. Mandej studioi në Liceun Artistik, “Jordan Misja”. Nga viti 1962-67 studioi për pikturë në Liceun Artistik dhe në Shkollën e Lartë të Arteve në Tiranë, me pedagogë piktorët e shquar Sali Shijaku, Abdurahim Buza, Kel Kojdheli, Janaq Paço, Nexhmedin Zajmi, Vilson Kilicën.

Maqedoni53 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK