Connect with us

Maqedoni

Kryesia e ASH voton emrat e dy zëvendësministrave në Qeverinë e re

Published

on

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët e prirë nga Arben Taravari ka votuar unanimisht propozimet për dy zëvendësministrat që i takojnë në kuadër të koalicionit VLEN në qeverisjen e re, njofton INA.

Për postin e zëvendësministrit të mbrojtjes është propozuar Elfete Ismaili nga Shkupi, ndërsa në postin e zëvendësministrit të bujqësisë, Flakron Bexheti. Dy emrat e përmendur pritet që të votohen në Kuvendin e RVM. (INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK