Connect with us

Kosovë

Haradinaj akuzon Kurtin: Katër vjet në pushtet, vazhdimisht ka poshtëruar kategorinë e lirisë

Published

on

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kategoritë e lirisë janë pashtruara vazhdimisht nga Qeveria Kurti.

Haradinaj kërkon nga Kurti që t’i rrit pagat e familjarëve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale, shkruan Insajderi.

Postimi i plotë:

Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.

Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.

Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe.

NA NDIQ NË FACEBOOK