Connect with us

Bota

Vetura përplaset me portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Published

on

Një automjet që udhëtonte me shpejtësi të lartë u përplas me një portë në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të shtunën vonë. Si pasojë e aksidenti drejtuesi i mjeti ka humbur jetën.

“Nuk kishte asnjë kërcënim për Shtëpinë e Bardhë pasi automjeti u përplas në një barrikadë pak para orës 22:30. Protokollet e sigurisë janë zbatuar pasi oficerët kanë pastruar automjetin dhe kanë tentuar t’i japin ndihmë shoferit i cili u zbulua i vdekur”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu policia Metropolitane e Washingtonit do të hetojë aksidentin së bashku me Shërbimin Sekret, thonë mediat e huaja.

“Për momentin, ngjarja po hetohet vetëm si aksident trafiku nga Njësia e Hetimeve kryesore të Aksidenteve të MPD-së”, thanë më tej zyrtarët e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK