Connect with us

Sport

Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e tifozëve

Published

on

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në komunikatën e klubit shkruhet se ndarja është bërë me mirëkuptimin e të dy palëve, por SuperSport mëson se largimi i teknikut ka ardhur si një vendim i presidentit të klubit, pra bëhet fjalë për një një shkarkim të njëanshëm, çka do të thotë se termi ndarje me konsensus është një gjetje për të evituar reagimin e tifozëve për shkarkimin e Duros.

Për më tepër, fakti që Duro është larguar bëhet më i kuptueshëm nëse merr parasysh se një trajner me eksperiencë dhe ambicie si Duro nuk do ta braktiste vetë anijen kur është shumë pranë mbrojtjes së titullit kampion. Lajmi është befasues për shumë arsye: largimi i teknikut vjen një ditë pas humbjes 3-2 në transfertën me Tikvesh, ku Struga pësoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 94′, ndërkohë që kur mbeten 3 javë nga fundi i kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Struga bashkëkryeson renditjen me Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin në kuotë të barabartë pikësh, 58, duke qenë në garë të plotë për mbrojtjen e titullit kampion.

Me vetëm 3 ndeshje për t’u luajtur, duket pa logjikë që të largohet trajneri që nisi një cikël fitues te Struga dhe e njeh mirë ekipin si Duro, ndërkohë që basti për një trajner të ri duket i rrezikshëm, pasi kërcënon të kompromentojë sezonin në kulmin e tij sa i përket aktualitetit.

Ndërkohë, për sa i përket historisë, Struga ndan rrugët me trajnerin më të suksesshëm në historinë e klubit të themeluar në vitin 2015. Duro mori drejtimin e Strugës në fundin e shkurtit të vitit të kaluar, duke e udhëhequr skuadrën drejt fitimit të titullit të parë kampion në Maqedoninë e Veriut, një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e një qyteti relativisht të vogël si Struga.

Lexo edhe:

Veç  të tjerash, me një buxhet modest, Duro bëri një fushatë të jashtëzakonshme dhe në Europë, duke shkuar deri në play-off-in e Conference League-s, duke qenë vetëm një hap larg grupeve të Kompeticionit kontinental.  Një ndër trajnerët më me eksperiencë dhe të suksesshëm në Shqipëri, projektues i ciklit fitues të Skënderbeut me të cilin u shpall kampion në sezonin 2010-2011, fitues i Kupës së Shqipërisë me Besën e Kavajës, që me të në drejtim arriti suksesin më të rëndësishëm në historikun e klubit, te Struga, ku vetëm një muaj më parë festoi dhe shifrën jubilare të 500  ndeshjeve në karrierën e tij si trajner, në 52 ndeshje, Duro siguroi 31 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje, bilanc jashtëzakonisht pozitiv, por, me sa duket, shprehja në futboll mirënjohja nuk ekziston, bëhet akoma më e theksuar në ambientin futbollistik shqiptar.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK