Connect with us

Lajme

Tahiri për anëtarësimin në KiE: Qeveria të tregohet e mençur – ne kemi pasur vendime të vështira por kemi vënë shtetin para pushtetit

Publikuar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në procesin e dialogut, Edita Tahiri, tha se uron që Qeveria Kurti të tregohet “e mençur”, tash kur vendi është përballë vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që të mos e lërë vendin të izoluar nga Evropa.

Siç ka thënë ajo duhet vënë para shtetin e jo pushtetin.

“Kosova përballë vendimit të Keshillit të Ministrave të BE-së për anëtarësim në Këshillin e Evropës- Uroj që Qeveria jonë të jetë e mencur dhe mos ta lërë Kosovën të izoluar nga Evropa…vendime të vështira kemi pasur edhe në qeveritë e kaluara por nuk e kemi lenë Kosovën të izoluar edhe pse kompromiset na kanë kushtuar me humbjen e pushtetit, por ne kemi vënë shtetin para dhe jo pushtetin…”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

NA NDIQ NË FACEBOOK