Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Ali, nëse të ka mbetur pak burrni, mbaje fjalën që ke thënë se “Shqiptarëve ju duhen vetëm dy parti…”

Published

on

Shkruan: Adnan Azizi

Ali, nëse të ka mbetur pak burrni, mbaje fjalën që ke thënë se “Shqiptarëve ju duhen vetëm dy parti – dy blloqe”.

Tani, opozita është më e bashkuar se kurrë, andaj në suaza të “brengës” tënde të dikurshme, se vota shqiptare nuk duhet të përçahet, ta rikujtoj dhe sugjeroj që në të ashtuquajturin “fronti europian” të paralajmëruar në mënyrë spektakolare nga ju, mos gjeni arsye për reterim nga qendrimi, siç bëre me kandidatin për president. Njëherë thatë se: “nuk është koha për president shqiptar”, e pasi opozita doli me kandidaturë, e ndryshuat mendjen vetëm e vetëm për ta penguar kalimin e kandidatit shqiptar z.Taravarit në rrethin e dytë, pasi në kampin maqedon kishte më shumë se dy kandidat. Kur ju e kuptuat këtë, për ti humbur mundësitë që të zgjidhet presidenti shqiptar u ngutët e ndryshuat mendje, e kthyet satelitin nga rusia: “koha për presidentin e parë shqiptar” e që në esencë është për ta penguar kandidatin shqiptar.

Satelitët që i kishe dikur në kampin opozitar për të penguar bashkimin e opozitës nuk ja dolën, pasi u detektuan e u shkëputën nga opozita dhe “si këpurdhat pas shiut” themeluan partiçkat e veta që do ti shërbejnë si patericë BDI-së e cila deri më 8 maj qëndron në këmbë të qelqta. Me lojën e satelitëve tentuat të krijoni imazhin se ja akoma pa u bashkuar opozita u përça, loja nuk ju dhezi fare e përkundrazi opozita po dëshmon unitet të paparë. Gjë e cila dëshmon se ata që na kishit dërguar të na përçajnë më nuk janë ne mesin tone!

Tani pasi që nuk ju del hesapi në asnjë variant, në zgjedhjet e 8 majit, po tradhtoni misionarët e juaj që dikur ishin të instaluar në partitë opozitare dhe dita ditës po i bie çiftelisë me këngën e re se BDI do të shkojë e vetme në zgjedhje.

A e dini pse BDI i shmanget koalicionimit me partitë satelite që i kishte projektuar si shpëtim nga zgjedhjet e 8 majit?

Arsyeja e vërtetë është se Ali Ahmeti, e ka të qartë humbjen në këto zgjedhje, qoftë vetëm, qoftë me këto grupacione në koalicion, mirëpo në të gjithë Botën kështu janë liderët e sëmurë me mendësi komuniste siç është edhe Ali Ahmeti, në mendësinë e tyre ata nuk mund ta pranojnë humbjen në asnjë mënyrë edhe kur ajo është faktike dhe reale. Komunistët e regjur kanë tmerr nga humbja andaj e kanë obsesion se si ta maskojnë edhe humbjen në triumf të vetin, duke gjetur arsyetimin e humbjes paraprakisht.

Humbjen e 8 majit Ali Ahmeti do të dalë e do ta paketojë në këtë mënyrë: ne si parti jemi fitues edhe pse VLEN-i ka marrë më shumë vota se ne, ne humbëm për shkak se në anën tjetër u bashkuan 5 subjekte, ndërsa ne ishim vetëm një, kurse vet ne si parti jemi të parët.

Andaj të bëj thirrje Ali, zgjidhe mënyrën e humbjes bashkë me piunat e tu, ose vetëm, si dëshiron të shkosh në opozitë, si koalicion me ata që i përdore sa herë që kishe nevojë, apo vetëm si BDI. Ktheje ka ta kthesh, fundi është i njëjtë, pranimi i humbjes me burrëri do të jetë më i shëndetshëm edhe për ju edhe për BDI-në si opozitë e ardhshme.