Kulturë
Akuzohet për dhjetëra pë*rdhunime, arrestohet shkrimtari i njohur
Është arrestuar së fundmi në Izrael shkrimtari dhe ish-diplomati meksikan Andres Roemer, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual. Andres do të ekstradohet në Meksikë. Në qershor 2021, Meksika kërkoi ekstradimin e ish-diplomatit, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë e vendit. Që nga shkurti i atij viti, akuzat kundër tij filluan të shtohen.
Janë rreth 60 akuza sipas një organizate për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi një balerinë, Itzel Schnaas, e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj. Autori e mohoi kategorikisht këtë akuzë duke postuar në Tëitter por më pas u tërhoq nga faqet e rrjeteve sociale ndërsa ankesat u shtuan.
Gratë pretendojnë se ish-diplomati i ftonte ato në shtëpinë ose zyrën e tij, nën ‘maskën’ e biznesit. Andres Roemer ishte gjithashtu një ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, por kjo agjenci e OKB-së ndërpreu të gjitha lidhjet me të.