Sport
Klubi i karates ‘Khalid’ me tre kualifikime në kampionatin ballkanik

Të shtunën në Gjevgjeli u mbajt kampionati shtetëror për fëmij në karate.
Ndër shumë klube edhe Klubi i karates Khalid- Xhepçisht mori pjesë me 6 garues të kësaj grupmoshe 10 – 13 vjet.
Tre nga garuesit aritën që të stolisen me medalje si: Blenda Asani Kampione,
Leart Bajrami vendi i treti dhe Elina Osmani u rendit në vendin e tret.
Me këtë rezultat këto garues aritën që të sigurojn pjesmarje në kampionatin ballkanik që do mbahet me 31 maj në Stamboll të Turqisë.
Trajneri Albion Idrizi shprehet mjaft i kënaqur edhe me Erblin Bajramin, Blina Bilallin dhe Lina Ametin që kishin performanca dinjitoze po që për fat të keq nuk aritën deri te medalja.
























