Connect with us

OP / ED

Përputhen – gjendja reale

Published

on

Ditëve të fundit ishim dëshmitarë të një ngjarjeje e cila megjithatë mahniti shumë prej njerëzve për shkak të pjesëmarrjes masive, kryesisht të të rinjëve për t’i parë nga afër akterët e emisionit “Përputhen” në disa prej qyteteve shqiptare!

Që në fillim nxjerrim në shesh problemin rrënjësor të të rinjëve dhe nevojën urgjente të tyre për të bërë ndryshim konceptual në mënyrën dhe formën e të jetuarit. Vlerat janë shndërruar në antivlera dhe e kundërta, rrjedhimit, jemi dëshmitarë se s’i skajshmërisht janë devalvuar normat morale. Shumica absolute e asaj që servohet në medie dhe rrjete sociale, është një bastardim i vlerave, kështu e gjitha shkon në llogari dhe disfavor të jetës së promotorit të shoqërisë!

Ku qëndron problemi ?!
Shuthrrja dhe degjenerimi po proklamohen si model së cilin duhet kapur fort i riu, e pa të cilin ai është démode dhe larg trendit. Në këtë mënyrë bëhemi preh e luftës speciale të tyre me pretekstin e dhënies së një modeli shoqëror dhe të një shoqërie “open majndit”, të ngritur dhe civilizuar, “pro vlerave europiane.”

Adoleshentët, mosha dhe periudha kohore e të cilëve është më e ndjeshme, përcjell ata, i ndjek, i do, dhe si rrjedhojë dhe i bën model të të jetuarit. Mirëpo, a janë realisht akterët e tillë dhe a duhet të jenë si model jetese ?!
Shoqëria, në veçanti rinia, më shumë se kurrë, po përballen me një mungesë modeli, mungesë vizioni dhe objektivi për jetë.

Ç’ne dhe si deri tek kjo gjendje ?!

  1. Mosleximi
    Nuk është e rastësishme që tek populli ynë mungojnë statistikat për kohën të cilën populli ynë e kalon në të lexuarit e librave. Investimi në arsim, organizimet e librit, shpërblimi i lexueve, garat për dituri, ngritja e shkenctarëve të rinjë dhe promovimi i tyre janë në shpërfillje totale dhe nuk janë fare në fokusin e qeverive dhe udhëheqësve tanë.
    Nuk mund të bëhemi shoqëri e ngritur, e civilizuar dhe e vlerave demokratike dhe rrethanave të kohës, së qëndruari larg librave. Derisa libri nuk bëhet prioriteti ynë bazë në jetë, do të gëlltisim në vazhdimësi gjithë atë që n’a servohet.
  2. Pasiviteti
    Të gjithë ata tek të cilët akterët e tillë në kokën e tyre kanë arritur piadestalin më të lartë, madje, janë aq të vlerë sa që buzëqeshja dhe kënaqësia e tyre është e lidhur ngushtë me prezencën e tyre, me të fotografitë e bëra me ta, vjen si rezultat i pasivitetit, mos angazhimit, mungesës së vizionit për jetë, mungesës së objektivave dhe kështu me rradhë.
    Të rinjët, kanë nevojë që potencialin, elanin dhe energjinë sublime të cilën e posedojnë, t’a kanalizojnë atë në: arsim, kulturë, projekte dobiprurëse për shoqërinë, aktivitet vullnetar etj., që pastaj, me akterët e tillë, do të ketë kohë të njihet vetëm përgjatë plasimit të lajmeve në rrjetet sociale.
    Fatkeqësi, por realitet, dhe atë i hidhur!