Lajme
“Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, kërcënim serioz për një gazetari të pavarur”


Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Për këtë datë Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende.
KMShK-ja ka bërë thirrje që gazetarët dhe mediat ët mos pengohen gjatë punës së tyre.
“Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, thotë KMShK-ja.



















