Connect with us

Sport

Portier dhe sulmues për Mehmetin, goditje e dyfishtë e Dinamo Cityt

Published

on

Goditje e dyfishtë te Dinamo City, që sot ka zyrtarizuar afrimet e portierit Aldo Teqja dhe sulmuesit Eridon Qardaku.

Dy përforcime të rëndësishme për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që drejtohen nga trajneri Dritan Mehmeti.

23-vjeçari shkodran ka firmosur deri në 2026 me Dinamon, teksa në marrëveshjen mes palëve ekziston mundësia e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027.

Qardaku, i cili ka veshur 3 herë fanellën e Shqipërisë U21, ishte pjesë e Vorës në Kategorinë e Parë gjatë sezonit të fundit.

Ndërkohë që ka qenë pjesë e Bylisit për katër sezone me radhë. Qardaku aktivizohet në të dy krahët e ofensivës, teksa mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit të avancuar.

Lexo edhe:

Pjesë e Dinamos në dy edicionet e ardhshme do të jetë edhe Aldo Teqja, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Skuadër me të cilën luajti 31 ndeshje në total.

Portieri 29-vjeçar ka një përvojë të madhe. Në të shkuarën ka luajtur për Skënderbeun, Partizanin dhe Bylisin. Ndërkohë që jashtë vendit është aktivizuar me Anorthosis në Qipro.

Dinamo, që më parë ka siguruar edhe shërbimet e Bruno Ditës, ka nisur punën për sezonin e ri dhe po ndërton një ekip që të pretendojë vendet e para në renditje.

Blutë u renditën në vendin e shtatë në sezonin që lamë pas, vetëm 4 pikë larg zonës “Final 4”.