Connect with us

SKENA

I dështoi koncerti? Noizy reagon në rrjetet sociale dhe më pas pendohet: A doni të bëjë një…

Published

on

TIRANË- Koncerti i fundit i mbajtur nga Noizy, në stadiumin Air Albania është cilësuar si një dështim prej shumë prej personave që ishin të pranishëm për ta ndjekur. Problemet teknike nuk mungonin, ndërkohë që edhe për pjesëmarrjen kishte pretendime të ndryshme. Pas gjithë këtyre zërave që janë bërë virale kryesisht në rrjetet sociale, ka ardhur reagimi i parë dhe nga vetë reperi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noizy pretendon se për koncertin e tij janë shitur 22 mijë bileta, ndërsa ka krahasuar pjesëmarrjen dhe me koncertet e mbajtur më herët nga Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata. Sipas tij, kërkesa që ai ka pasur për ta bërë skenën në mes të fushës, ka prodhuar idenë se pjesëmarrja ka qenë më e vogël.

“Nuk ka si të jetë dështim një koncert ku u shitën më shumë se 22 mijë bileta. Është e thjeshtë për ta vërtetuar se kompanisë mund ti merren shifrat ekzakte. A ka pasur gabime Alpha Show 3? Po, sepse unë vendosa ta bëja skenën në mes të fushës, 360 gradë. Vetëm fusha merr 5 mijë veta. Unë nuk e kisha bllokuar një anë të stadiumit. Kur ti merr një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para dhe ti bllokon me skenën 15% të fushës. Zonat VIP bëhen anash dhe ato cepat që keni parë bosh duhet të ishin zonat VIP”, shpjegon Noizy në video.

Dhe si për t’i sfiduar të gjithë ata që e kritikojnë, Noizy thotë se është i gatshëm që të mbajë një tjetër koncert të ngjashëm në muajin Gusht.

“Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta juaj, por ata njerëz që ishin aty e dinë si ishte situata. Pati probleme se shiu atë mëngjes na shkatërroi ekranet. Nuk patëm mundësi t’i ndiznim. Ky ishte i vetmi gabim. Ju e dini që po të dua e bëj një Alpha Show tjetër në gusht. Keni qejf ta bëj një tjetër?”, vijoi më tej reperi në video.

Për arsye që nuk dihen ende, Noizy e ka fshirë më pas videon nga instagrami i tij. /ZËRI

NA NDIQ NË FACEBOOK