Connect with us

Kosovë

Deputeti Berisha: Veprimet e Gashit janë qyqare, raciste dhe tepër të liga

Published

on

Periskopi sonte ka publikuar një video teksa shihet avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi duke shqelmuar paratë e një lypsari në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë.

Për aktin jo njerëzor ka reaguar deputeti Veton Berisha i cili e vlerëson si akt qyqar e racist gjestin e avokatit Gashi.

Berisha ia bën me dije, se partia në të cilën Gashi bën pjesë, nuk e ka filluar mirë rrugëtimin e qeverisjes së drejtë.

Shkrimi i plotë:

I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.

Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.

Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??

Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!

Fillimi nuk po duket i mirë!!!

Veton Berisha

Deputet i Kuvendit të Kosovës