Sport
Maqedoni/ Ndeshja e ligës së tretë Rinia – Kumanovo me rrezik të lartë, kërkohet prania e policisë

Lidhja komunale e futbollit – Liga e tretë e futbollit Veri ka kërkuar nga Ministria e Brendshme masa të përforcuara policore pasi e ka konsideruar që ndeshja që zhvillohet në Saraj mes skuadrës Rinia 98 dhe Fk Kumanovo për të dielën është me rrezik të lartë.
Në letrën që ka siguruar portali Zyrtare.net, Ministrisë së Brendshme i kërkohet të shtoj numrin e forcave policore gjatë ditës së ndeshjes.
Ndeshja e ligës së tretë Rinia 98 dhe Fk Kumanovo është caktuar për të dielën në orën 16.00.
Mbetet e paqartë se për cilat arsyje kjo ndeshje është konsideruar e nivelit të rrezikut të lartë./ZYRTARE.net/






















