Religjion
“Adi” cionist bashkëkorë do të përfundojë ashtu siç përfundoi “Adi” i lashtë
Duke përmendur popullin e lashtë “Ad”, Allahu i Lartësuar ka shpallur: “Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona.” (Fussilet, 15)
Shumë historianë dhe studiues e konsiderojnë popullin “Ad” si popullin më të vjetër arab. Është e vështirë të përcaktohet saktësisht periudha në të cilën kanë jetuar, përveç se dihet se kanë jetuar në rajonin El-Ahkaf, në verilindje të Hadramevtit, në jug të shkretëtirës Rub’el-Hal. Disa dijetarë mendojnë se ky popull ka jetuar në veri të Gadishullit Arabik. Për fuqinë e tyre dhe përmasat trupore janë rrëfyer shumë tregime, dhe pikërisht ajo fuqi ishte shkaku i arrogancës dhe mendjemadhësisë së tyre.
Allahu i Plotfuqishëm, ua dërgoi atyre pejgamberin Hud (a.s.), nga mesi i tyre, për t’i thirrur në besimin në Allahun dhe për t’i paralajmëruar për pasojat e mosbesimit, arrogancës, dhunës dhe padrejtësisë, siç thuhet në ajetet vijuese: “Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve. – A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t’u tallur, – dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni përgjithmonë? – Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë. – Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua! – Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini: – ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë, – edhe kopshtije, edhe burime. – Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe.” (Esh-Shu’ara, 127–135)
Por, ata u mashtruan dhe u dehën nga fuqia e tyre, dhe nuk iu përgjigjën thirrjes së Hudit (a.s.), as nuk i dëgjuan këshillat dhe paralajmërimet e tij, por, si populli më i fuqishëm i asaj kohe, u sollën me arrogancë, padrejtësi dhe tirani ndaj të tjerëve, duke dashur t’i nënshtrojnë dhe poshtërojnë.
Të mashtruar nga forca dhe aftësitë e tyre, me arrogancë dhe mendjemadhësi, ata pyesnin: “A ka ndokush më të fortë se ne?”, duke harruar Krijuesin e Lartësuar që i kishte krijuar dhe u kishte dhënë fuqinë dhe pushtetin me të cilët krekoseshin ndaj njerëzve të tjerë.
Pse e sollëm shembullin e popullit “Ad”, dhe përse kjo temë? Sepse modeli i popullit të mashtruar dhe mendjemadh si “Adi” përsëritet gjatë historisë. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Allahu e quajti këtë popull “Adi i parë”, duke shpallur: “Ai e ka shkatërruar fisin lashtë Ad.” (En-Nexhm, 50). Kjo do të thotë se ka edhe “Ad” të dytë, të tretë, të katërt, dhe kështu me radhë – shembuj të popujve si “Ad”, si Faraoni dhe populli i tij, dhe popuj të tjerë të lashtë, si dhe fuqitë moderne, veçanërisht Amerika dhe krijesa e saj e bastarduar – entiteti sionist i quajtur Izrael.
Në fakt, Amerika është “grushti goditës” i sionizmit global dhe manifestimi e saj i jashtëm. Ajo i përmbush interesat e shejtanit sionist dhe planet e tyre për kontrollin e botës. Ajo i ka vënë të gjitha resurset e saj në shërbim të Izraelit sionist, duke forcuar fuqinë, ndikimin dhe kontrollin e tij, dhe me këtë edhe shtypjen, terrorin dhe krimet e tij.
Pyetja që e shtroi “Adi” i parë: “Kush është më i fortë se ne?”, është pyetja që “Adi” i ri, ai amerikan-sionist, po e shtron çdo ditë në mënyrë të hapur. Të gjitha veprimet, programet, planet dhe luftërat imperialiste të këtij “Adi” modern burojnë nga kjo pyetje fatale:“Kush është më i fortë se ne?”
“Adi” modern e ka harruar përgjigjen e Allahut për pyetjen e “Adit” të lashtë:
“A nuk e dinin se Allahu, që i krijoi ata, është më i fortë se ata?” dhe ka harruar se çfarë ndëshkimi i goditi popullin mendjemadh dhe pa fe të “Adit” të lashtë.
Çdo popull që sillet me arrogancë dhe mendjemadhësi në Tokë, do të përfundojë siç përfundoi populli i “Adit të lashtë”.
Allahu i Lartësuar ka shpallur: “Eh, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, sepse banorët e tyre bënin jetë të shferuar! Ja tek janë shtëpitë e tyre, të cilat janë banuar pas tyre fare pak ose aspak. Jemi Ne trashëgimtarët e fundit.” (El-Kasas, 58)
Tiranët dhe kriminelët e mëdhenj të botës janë shkatërruar në kulmin e fuqisë së tyre, dhe janë shkatërruar nga gjërat më të thjeshta dhe më të pavlera – dhe në këtë qëndron mësimi i madh për ata që kanë mend. Ka shumë shembuj për këtë në histori.
Tirani Nemrud, të cilin e mashtroi pushteti dhe që u vetëshpall zot, u vra nga një mushkonjë që i hyri në hundë. Ai bërtiste si i çmendur dhe nuk qetësohej përveçse kur e godisnin me shapka në kokë. Në këtë gjendje mbeti për vite të tëra, dhe ashtu vdiq.
Faraoni u mbyt dhe me këmbët e veta shkoi në vendin e shkatërrimit të vet. Ishte më i fuqishmi i kohës së tij, tirani më i madh që përçmonte dhe përndiqte të shtypurit, duke u thënë: “Këta janë njëgrup i vogël që – na kanë provokuar, – por ne jemi kurdoherë të gatshëm!” (Esh-Shuara, 54–56) Ai u mbyt në dallgët e detit, teksa ishte në karrocën e tij mbretërore prej ari.
Ebu Xhehli u shkatërrua teksa betohej para ushtrisë së tij, duke thënë: “Për Allahun, nuk do të kthehemi pa arritur në Bedër. Do të qëndrojmë aty tre ditë, do të therim deve, do të hamë ushqim të shijshëm dhe do të pimë verë. Arabët do të dëgjojnë për ne dhe do të frikësohen përherë.”
Ai vërtet arriti në Bedër, siç tha, por Allahu e ndëshkoi, dhe në vend të verës, piu gotën e vdekjes së vet. Përfundoi siç përfundojnë tiranët pa fe dhe mendjemëdhenjtë kokëfortë.
Sot, sionistët janë ngritur dhe janë bërë arrogantë, dhe në arrogancën e tyre sillen me tirani ekstreme, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar muslimanët e Gazës, pa asnjë frikë nga përgjegjësia apo ndonjë reagim të merituar për krimet e tyre. Kjo sepse ata janë të bindur se Amerika dhe bota perëndimore janë me ta, me gjithë sistemet, armët dhe pajisjet e tyre ushtarake – dhe se muslimanët, sidomos arabët dhe sundimtarët e tyre, janë në një gjumë të thellë nga i cili nuk i zgjon as krimi më i tmerrshëm apo gjenocidi mbi vëllezërit dhe motrat e tyre në Gazën e pushtuar.
Por ne jemi të bindur se kjo arrogancë dhe mendjemadhësi e frikshme sioniste është fillimi i fundit të këtij entiteti të sionizmit, fundi i të cilit do të vijë në duart e luftëtarëve të guximshëm të rezistencës palestineze në Gaza, sepse ata mbështeten te Krijuesi i Fuqishëm dhe i Gjithëpushtetshëm – dhe kush mbështetet tek Ai, bëhet i fortë, i fuqishëm dhe i pathyeshëm.Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se “Adi” cionist bashkëkohor do të përfundojë ashtu siç përfundoi edhe populli i “Adit” të lashtë – pa gjurmë e pa përmendje.
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)