Religjion
Populli të cilit i duket e rëndë lufta në rrugën e Allahut, ia hap vetë varrin vetes

Shejh Muhamed el-Gazali
Ndonjëherë trimëria mund t’i kushtojë të zotit të saj me humbje të jetës, por a do të thotë kjo atëherë se frika e mbron frikacakun nga rreziku dhe vdekja? Kurrsesi! Ata që vdesin duke ua kthyer shpinën rreziqeve janë më të shumtë se ata që vdesin duke u përballur me to. Lavdia ka një çmim të lartë që njeriu e paguan me vullnetin e vet, por as poshtërimi nuk e çliron zotëruesin e tij nga një taksë që e paguan pa dëshirë dhe si njeri i përbuzur.
Populli që përpiqet t’i kursejë bijtë e vet në kohën e xhihadit dhe luftës për liri, do t’i humbasë ata në ditët e paqes. Kush për liri nuk jep heronj që do të bien si prijës të ndershëm dhe fisnikë, do të japë për robëri njerëz që do të varen si të padenjë dhe të përbuzur.
Ata që mendojnë se heqja dorë në rrugën e Allahut është barrë që meriton keqardhje, kurse vdekja në rrugën e Allahut është flijim që meriton ngushëllim, ata nuk kanë asgjë me fenë dhe janë humbës në këtë botë dhe në botën tjetër.
Të tillët meritojnë të varrosen për së gjalli dhe të shtrihen në djepin e poshtërimit, jo që të pushojnë e të jetojnë në rehati, por që mbi ta të realizohet mallkimi i Halid bin Velidit: “Mos i zëntë gjumi sytë e frikacakut!”
Çfarë gjendjeje presim nëse shtetet pushtuese dhe uzurpuese përparojnë, e shtetet e uzurpuara dhe të mundura tërhiqen?
Çfarë gjendjeje presim nëse populli jobesimtar dhe agresor është i gatshëm për flijim, ndërsa muslimanët janë të gatshëm vetëm për tërheqje?
Kurani u drejtohet qartë besimtarëve, duke ua sqaruar atyre se humbjet janë ndarje e drejtë mes besimtarëve dhe jobesimtarëve në fushën e betejës dhe të ekzistencës. E kush ia kthen shpinën fushëbetejës duke pranuar disfatën dhe poshtërimin, ai e ka humbur vlerën tek Allahu.
I Lartësuari Allah ka shpallur: “Nëse ju ka goditur ndonjë plagë, edhe popullin (armik) e kanë goditur të tilla plagë. Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, që Allahu t’i dallojë besimtarët dhe për t’i bërë disa nga ju shehidë. Allahu nuk i do keqbërësit.” (Alu Imran, 140)
Njeriu që jeton vetëm për vete, prej të cilit nuk ka dobi as populli i tij dhe as shteti i tij, dhe që nuk është i gatshëm të ndihmojë e të mbrojë fenë e tij, ai është i pavlefshëm. Nuk ka asnjë vlerë njeriu që jetën e tij ia kushton vetëm kënaqësive dhe dëshirave të tij, e nëse arrin t’i plotësojë ato, nuk i intereson më asgjë tjetër. Një krijesë e tillë nuk vlen asgjë në Islam. Ai nuk e meriton fitoren në këtë botë, e as shpërblimin në botën tjetër.
Njeriu nuk ka vlerë nëse nuk beson në Allahun, dhe as besimi i tij nuk ka vlerë nëse nuk është i gatshëm ta flijojë për të jetën dhe pasurinë.
Kurani na sqaron se njeriu, nga natyra e tij, dëshiron të jetojë i sigurt në vendin e vet, i lumtur në punën e vet, dhe i qetë e i kënaqur në shtëpinë e vet me gruan dhe fëmijët e vet.
Mirëpo, kur thirrësi thërret për luftë në rrugën e Allahut, atëherë muslimani i sinqertë duhet t’i harrojë të gjitha këto dhe të mendojë vetëm për ndihmën ndaj fesë së tij dhe shpëtimin e familjes, popullit dhe shtetit të vet. Përndryshe, Islami është i pastër prej tij, sipas ajetit: „Thuaj: “Nëse etërit tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.“ (Et-Tevbe, 24)
Populli të cilit i duket e rëndë lufta në rrugën e Allahut, vetë ia hap varrin vetes dhe ia imponon fëmijëve të vet një poshtërim që nuk do të ndalet deri në Ditën e Gjykimit.
Prandaj, le ta bartim amanetin e fesë me krenari dhe, le të jemi të gatshëm për flijim dhe për ta paguar çmimin në emër të Allahut, përndryshe do ta paguajmë për shkak të shejtanit dhe kundër vullnetit tonë – dhe nuk do të marrim asnjë shpërblim.
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)






















