Connect with us

Kosovë

Afro 15 mijë euro për aplikues nga diaspora dhe afro dy mijë euro për ata që kishin braktisur shkollimit- Parregullsitë e MASHTI’t në subvencionimin e teksteve shkollore

Publikuar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit ka ndarë përreth 61 mijë euro subvencione për materialet mësimore për përfitues që nuk kualifikoheshin për subvencionin në fjalë. Kështu të paktën thuhet në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, të cilat janë kundërshtuar nga institucioni i arsimit, duke thënë se nuk ka pasur qasje në platformën ‘e-Kosova’ meqë menaxhoeht nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).

Në gjetjet e ZKA’së bëhet e ditur se përgjatë konfirmimeve hasën 942 raste në vlerë prej 78 mijë euro për shkollat të cilat ishin të pa identifikueshme për shkollat nga e cila është bërë aplikimi, raporton Insajderi.

Gjatë konfirmimeve ne hasem po ashtu edhe 942 raste në vlerë 78,090€ të cilat ishin të pa identifikueshëm për shkollat nga e cila është bërë aplikimi. Sa për sqarim, këto raste ekziston mundësia që të kualifikohen individ që gabimisht kanë përzgjedhur shkollën gjatë aplikimi ose të atillë që ju takojnë katër kategorive të mësipërme”, thuhet në gjetjet e ZKA’së.

Sipas auditorit, 154 përfitues ishin jashtë shtetit të Kosovës të cilët u subvencionuan me 14,150 euro në total dhe 18 raste kishin braktisur shkollimi në vlerë prej 1,860 euro.

Nga MASHTI, ndër të tjera, kanë fajësuar komunat për mungesë bashkëpunimi me qëllim të verifikimit të përfituesve.

ZKA’ja ka kërkuar nga ministria që të forcojë kontrollet dhe mekanizmat e mbikëqyrjes për të siguruar që shpërndarja e fondeve publike të bëhet në përputhje me kriteret dhe vendimin e qeverisë.

Gjithsesi, këtë gjetje e kanë kundërshtuar ky institucion, që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci. Ata kanë thënë se MASHTI nuk ka mundur të vendosë kufizime në platformën ‘e-Kosova’, meqë ajo menaxhohet nga Agjencia për Shoqëri të Informacionit (ASHI).

Platforma e-Kosova administrohet nga Agjencia për Shoqëri të Informuar (ASHI), në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-145. Si rrjedhojë, MASHTI nuk ka pasur kompetencë për të vendosur kufizime teknike në funksionalitetet e kësaj platforme”, thuhet në përgjigje.

Gjithsesi, ministria e Nagavcit thotë se ka ndërmarrë një sërë veprimesh, duke kërkuar deklarim nën përgjegjësi ligjore për aplikuesit dhe formimin e grupit punues për verifikimin e aplikimeve.

Pavarësisht ekzistencës së hapësirës për përmirësime teknike në të ardhmen, MASHTI konsideron se hapat e ndërmarrë deri më tani reflektojnë një qasje të përgjegjshme dhe të kontrolluar në administrimin e fondeve publike dhe në mbrojtjen e integritetit të skemës së subvencionimit”, thuhet ndër të tjera në gjetje.

MASHTI kishte akuzuar shtëpitë botuese për fryrje çmimesh të librave. /Insajderi.org/

Shqipëri3 minutes ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme57 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme2 hours ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni5 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni5 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK