Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

Vdes dizajneri i njohur kosovar, gruaja e tij mbet e plagosur

Published

on

Rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Viktima, R.I, rreth 31-vjeçare dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.

Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet e Sinjali konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje.

NA NDIQ NË FACEBOOK