Connect with us

Lajme

E zuri poshtë masivi i dheut që u shemb, gjendet pas 7 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri

Publikuar

Pas gjashtë ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i fadromistit Ardit Beshiri.

29-vjeçari po kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit.

Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve.

NA NDIQ NË FACEBOOK