Lajme
E FUNDIT/ PD nxjerr emrat e socialistëve në çdo qytet që po blejnë vota për PS (EMRAT)

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë këtë të premte në një deklaratë nga selia blu, ku ka denoncuar qark më qark emrat e atyre që demokratët pretendojnë se po blejnë vota për Partinë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Vokshi u shpreh se që nga muaji mars dhe deri në ditët e fundit, është vënë re përshkallëzimi i blerjes së votës. Sipas saj, ë gjitha raportet tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të blerjes direkte të votës, veçanërisht në zonat rurale apo në komunitetet e varfra.
“Janë përdorur pagesa në para, ndihma ushqimore, koncentrat për blegtori, premtime për punësim informal në këmbim të votës. Ka video, dëshmi, foto dhe dëshmitarë okularë, të cilët kanë dëshmuar se funksionarë dhe kandidatë të Partisë Socialiste po shpërndajnë para apo premtojnë përfitime financiare ose përfitime të tjera kundrejt votës.” – u shpreh demokratja.
Gjithashtu, Vokshi denoncoi edhe punonjësit e administratës që sipas saj janë kthyer në patronazhistë për të mbledhur vota për PS-në, tenderat me vlerë 13 milion euro të bëra në kohë fushate, shkelja e ligjit zgjedhor me arsimin parauniversitar, apo manipulimi i votës së diasporës.
Ajo theksoi se disa prej raporteve i kanë dërguar zyrtarisht tek Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, tek Misioni i OSBE-së në Tiranë, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, si dhe disa përfaqësi të tjera dhe ambasada.



















