Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Taravari: Fatin e popullit e shohim më seriozisht se emrat e përveçëm

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar përmes një statusi publik, ku thekson se partia që ai drejton vendimet i merr duke pasur në fokus interesin e qytetarëve dhe jo individët apo interesat personale.

“Ne deklarojmë që fatin e këtij populli e shohim më seriozisht se sa emra të përveçëm, dhe se jemi të çliruar nga kompleksi i tyre, i cili është shëndruar si Kompleksi i Edipit,” ka shkruar Taravari, duke nënvizuar se Aleanca nuk ndikohet nga emrat apo mbiemrat, dhe se nuk vepron “as për qejf, e as për inat të askujt”.

Ai i ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, bëjnë “profeci” në emër të Aleancës: “Edhe ata që bëjnë profetsi në emrin tonë si të ishin Baba Vanga, le të merren me gjëra më objektive se sa ‘parashikimi i të ardhmes’.”

Në përfundim, Taravari ka dhënë një mesazh të prerë: “Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelësat, e as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra. Ne jemi Aleanca për Shqiptarët që punon vetëm në interes të Njerëzve!”. / ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK