Connect with us

Maqedoni

“Veprën e ka kryer në prani të bijës 5-vjeçare” – Prokuroria nis hetim për shkupjanin i cili vr’au gruan e tij

Publikuar

më

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka dhënë urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – vrasje.

Hetimi do të zhvillohet edhe kundër një personi për veprën penale – ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale, transmeton TV21.

“I dyshuari i parë, dje gjatë kryerjes së dhunës në familje në shtëpinë në Shuto Orizarë e ka privuar nga jeta partneren e tij me të cilën ka jetuar në shoqëri jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në prani të bijës 5-vjeçare. Viktimës i ka shkaktuar lëndime dhe plagë të rënda me thikë në pjesën e qafës dhe gjoksit, prej të cilave ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, qëndron në njoftimin e PPTh-së.

Bëhet e ditur se i dyshuari për vrasje ka ikur më pas nga shtëpia dhe duke i ndihmuar i dyshuari i dytë, ai ka ndërruar veshmbathjet dhe është larguar në drejtim të kufirit në Tabanoc, për t’u arratisur, por është kapur nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Nga Prokuroria njoftojnë se tashmë është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja, veshmbathja e kryerësit dhe dëshmi të tjera materiale.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj vrasësit dhe ndihmësit të tij të parashtrohet masë e paraburgimit.

Maqedoni21 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri51 minutes ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme1 hour ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme1 hour ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë3 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme4 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme4 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri5 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK