Connect with us
SYLA GROUP

Religjion

Vëllai yt është xhenneti yt

Published

on

Njeriu në rrugën e tij të jetës goditet nga vështirësi dhe fatkeqësi të ndryshme, dhe shpesh ka nevojë për ndihmë nga shoqëria dhe mjedisi ku jeton. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzosh. Duhet të jesh ndihmues i sinqertë i vëllait tënd, ndihmues që përpiqet t’ia zgjidhë dhe plotësojë nevojat e tij, t’ia lehtësojë vështirësitë dhe t’ia japë një këshillë të ngrohtë nëse ka nevojë për këtë. Në fakt, me këtë veprim, duke i bërë atij një shërbim dhe duke e ndihmuar në nevojën e tij, ti e adhuron Allahun e Plotfuqishëm. Në rast se nuk je në gjendje t’i ofrosh ndihmë vëllait tënd, mund t’i drejtosh një fjalë të bukur, me të cilën do t’ia kthesh optimizmin, do t’ia zvogëlosh frikën dhe do ta ndihmosh t’i përballojë sprovat.

Kryerja dhe plotësimi i nevojave të muslimanëve mund të bëhet duke investuar pasurinë, nderin, kohën etj. Ndonjëherë është e nevojshme të investohet vetëm një gjë, kurse ndonjëherë më shumë gjëra.

Njeriu të cilit Allahui Plotfuqishëm i ka dhënë pasuri apo reputacion dhe e ka bërë të pavarur nga të tjerët, duhet ta falënderojë Zotin e tij për këto të mira. Ai është i detyruar t’i kryejë dhe plotësojë nevojat e muslimanëve, sepse për të mirat që ia ka dhënë Allahu i Plotfuqishëm ai duhet të japë zekat dhe t’i përmbushë detyrimet e veta ndaj tyre.

Transmeton Ibn Abasi se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Për njeriun që niset për ta plotësuar nevojën e vëllait të tij musliman, kjo është më mirë për të sesa të kalojë dhjetë vjet në itikaf. Kurse ai që qëndron në itikaf një ditë, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut të Plotfuqishëm, Allahu i Plotfuqishë do të vendosë mes tij dhe Zjarrit tri lugina, ku çdo luginë është më e madhe se distanca midis lindjes dhe perëndimit.” /Hadithin e shënon Taberaniu në el-Mu’xhem el-Evsat (7326), Bejhekiu në Shu’abu-l-Iman (3679), El-Hatib el-Bagdadiu në Tarihun e tij (5/206). Shejh Albani thotë se hadithi është daif – Silsiletu-d-daife (5345)/.

Në një hadith tjetër të cilin e transmeton Ibni Omeri (r.a.) i Dërguari i Allahut (savs) thotë: “Muslimani është vëllai i muslimanit. Nuk i bën padrejtësi dhe as nuk e dorëzon atë (te armiku). Kush i gjendet në nevojë vëllait të vet Allahu i gjendet në nevojën që ka. Kush ia largon muslimanit një barrë, Allahu do t’ia largojë një barrë në Ditën e Kijametit. E kush ia fsheh muslimanit një të metë, Allahu ka për t’ia fshirë një të metë në Ditën e Kijametit.” Muttefekun alejhi.

Ebu Hurejre (r.a.) transmeton hadithin në të cilin Pejgamberi (savs) thotë: “Kujdestari i vejushës dhe të varfërit (miskin) është si muxhahidi në rrugën e Allahut.” dhe mendon se ka thënë: “…si ai që fal pa pushim dhe agjëron pa pushim.” Muttefekun alejhi.

Plotësimi i nevojave të vëllait musliman ndonjëherë mund të jetë duke shprehur mendimin tënd, këshillën dhe nasihatin e sinqertë. Sot ka shumë njerëz që përballen çdo ditë me lloje të ndryshme të problemeve jetësore, por për shkak të mungesës së përvojës së tyre ose ngarkesës me problemin në fjalë, nuk mund të arrijnë vetë deri tek zgjidhja e dëshiruar. Ata nuk janë në gjendje t’ia ndriçojnë vetes rrugën edhe pse ndoshta e dinë ku është burimi i dritës. Në këtë situatë, një fjalë e ngrohtë dhe një këshillë e bukur mund të zgjidhin “miliona” ankthe.

Në atë moment, për dikë mund të jetë e rëndësishme t’i përmendet vlera dhe detyrimi i durimit në sprova dhe kjo do të jetë një formë lehtësimi për të.

Ndihma ndaj muslimanëve të pafuqishëm, por edhe ndaj njerëzve të tjerë në përgjithësi, në këtë kohë është bërë nevojë e domosdoshme dhe detyrim i rreptë i besimtarit.

Duke treguar rëndësinë e ndihmës ndaj njerëzve, të plotësimit të nevojave të tyre dhe gjetjes së zgjidhjeve për krizat në të cilat ndodhen, Hasan Basriu (Allahu i mëshiroftë), thotë: “Ta plotësoj nevojën e vëllait tim musliman është më e dashur për mua sesa të fal 1.000 rekate namaz (vullnetar); dhe ta plotësoj nevojën e vëllait tim musliman është më e dashur për mua sesa të qëndroj në itikaf dy muaj.”

Ibni Abasi (r.a.), kishte zakon të thoshte: “Të përkujdesem për një familje muslimane për një muaj, ose një javë, ose aq sa dëshiron Allahu i Plotfuqishëm, është më e dashur për mua sesa ta kryej haxhillëkun; dhe t’i dhuroj një pjatë ushqim me vlerë të një dërhemi vëllait tim musliman është më e dashur për mua sesa ta jap një dinar në rrugën e Allahut (në xhihad).” https://minber.ba/?p=59352

Autor: Adnan Maglić

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Description: C:\Users\Fujitsu\Desktop\bismila.jpg

NA NDIQ NË FACEBOOK