Lajme
Ramadani: Nuk spekulojmë me të ardhmen, e ndërtojmë me dinjitet dhe duar të pastra
Në vazhdën e qëndrimeve të shprehura nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Blerant Ramadani, ka dalë me një status ku thekson qasjen e përgjegjshme dhe të palëkundur të partisë ndaj qytetarëve, përcjell ZYRTARE.net
“Çdo vendim që marrim reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe përgjegjësinë që kemi ndaj tyre, përtej emocioneve apo interesave të momentit,” ka shkruar Ramadani.
Ai shton se veprimet e Aleancës nuk udhëhiqen nga ndjenja hakmarrjeje apo komplekse, por nga një vizion i qartë dhe përkushtim i sinqertë. “Pa komplekse për shlyerje, pa dëshirë për hakmarrje; me mendje të lirë, drejtim të qartë dhe përkushtim në vizion.”
Ramadani e përshkruan Aleancën për Shqiptarët si një subjekt politik me bazë të qëndrueshme dhe jo si “stacion tranzitor për emra”, duke nënvizuar se ajo vepron mbi parime të forta dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.
“Ne nuk spekulojmë me të ardhmen – ne e ndërtojmë atë me dinjitet dhe duar të pastra”, përfundon ai./ZYRTARE.net/