Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Përçahet koalicioni: Partia e Lirisë bashkon votat para zgjedhjeve me me Edi Ramën për….

Published

on

Me debate dhe përplasje politike është shoqëruar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Durrës, ku u diskutua ndryshimi i kategorisë së një sipërfaqeje pyjore në Gjirin e Lalzit për ndërtimin e kompleksit turistik “Lura 5”.

Ndërsa e djathta kundërshtoi betonizimin e vijës bregdetare, e majta argumentoi se projekti do të sjellë.

Tre këshilltarë të PD-së votuan kundër, ndërsa PS dhe Partia e Lirisë bashkuan votat duke miratuar projektvendimin me 31 vota pro.

Ndërkaq një tjetër pikë që shkaktoi përplasje ishte raporti i monitorimit të buxhetit të vitit të kaluar. Opozita akuzoi për mosrealizim të shumë zërave buxhetorë, përfshirë rindërtimin dhe fondet për mbetjet urbane.

Të dyja forcat kryesore politike akuzuan njëra-tjetrën për dëmet në mjedis gjatë 35 viteve të fundit.

Mbledhja u drejtua nga kryetarja e komanduar Denisa Luarasi, pasi kryetari i këshillit Ani Dyrmishi është në garë për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

NA NDIQ NË FACEBOOK