Connect with us

Shqipëri

Motra e Rushit Sallahut i dhunoi prindërit, del fotoja e autorit të vrasjes në Has. U arrestua menjëherë pas ngjarjes

Publikuar

Personi në foto është Ylber Jaku, autori i vrasjes së 34-vjeçarit Rushit Sallahu pasditen e sotme në Has. Jaku qëlloi Sallahun për vdekje teksa ndodhej brenda automjetit të tij.

Siç shihet në foto, Ylber Jaku mban mjekër të gjatë ndërsa në profilin e tij në rrjete sociale shfaqet si një besimtar mysliman i devotshëm duke promovuar fenë islame.

Krimi mësohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e krimit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur të tjera detaje. Mes fiseve Sallahu dhe Jaku ka patur përplasje edhe më përpara në lidhje me çështjen e pronave.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?!

Dje, 21-vjeçarja me inicialet A.S., e afërme e viktimës së sotme, është konfliktuar duke goditur me sende të forta A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). 21-vjeçarja banuese në Pla u arrestua nga policia ndërsa akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Çifti i bashkëshortëve ndodhet në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Dy të personat e plagosur dje, janë të afërmit e autorit të vrasjes së Rushit Sallahut pasditen e sotme në Has. Krimi i rëndë ka ndodhur për motive pronësie ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje për rastin në fjalë.

The post Motra e Rushit Sallahut i dhunoi prindërit, del fotoja e autorit të vrasjes në Has. U arrestua menjëherë pas ngjarjes first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK