Connect with us

Kosovë

PDK kundër vakumit institucional, Hamza: Vendi duhet të ketë instuticione

Publikuar

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se PDK është e përkushtuar për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe adresimin e temave prioritete për qytetarët.

Ai u shpreh se qëndrimet e Kryesisë së PDK-së janë të qarta dhe të shpjeguara përmes një komunikate zyrtare, e cila pasqyron qëndrimet dhe kërkesat e partisë.

“Komunikata e përmbledh krejt qëndrimet e kryesisë së PDK-së dhe shpjegon më së mire ato se çka PDK për çka qëndron edhe çka kërkon. Mbi të gjitha ne jemi të interesuar që të mos kemi vakum institucional, vendi të ketë institucione edhe normalisht që të trajtohen prioritete edhe temat të cilat i ka vendi”, ka theksuar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK