Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Izet Mexhiti godet Taravarin: “Dyftyrësia… nuk ia VLEN!” – Dritat fiken për hipokrizinë

Published

on

Pas vendimit të paralajmëruar për largimin e Arben Taravarit nga Qeveria dhe tensioneve të brendshme në koalicionin VLEN, ka reaguar ashpër edhe një tjetër figurë kyçe e këtij blloku politik – kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Mexhiti ka thumbuar drejtëpërdrejt Taravarin, duke e akuzuar për hipokrizi dhe mashtrim politik.

“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në.” – shkruan ai, duke ironizuar me fushatën e dikurshme të Taravarit, e cila u promovua si alternative kundër BDI-së dhe politikës së vjetër.

Mexhiti shpreh zhgënjimin e thellë me sjelljen e Taravarit në kuadër të qeverisjes dhe bashkëpunimit të tij të dyshimtë, duke e cilësuar si një eufori të rreme dhe të inskenuar për publikun.

“Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë. Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë.”

Në përfundim, ai lëshon një mesazh të prerë:
“Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”. / ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK